Brexit është ratifikuar edhe nga Dhoma e Komuneve në Parlamentin e Britanisë

Dhoma e Komuneve në Britaninë e Madhe më në fund ka ratifikuar marrëveshjen e arritur mes kryeministrit Boris Johnson dhe Bashkimit Evropian, për Brexitin. Me 330 vota pro dhe 231 kundër, Dhoma e Komuneve i hap rrugën kështu jetësimit të Brexitit pas vitesh vonesa, më 31 janar.

Marrëveshja mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, për Brexitin, duhet sidoqoftë të miratohet edhe nga Dhoma e Lordëve dhe Parlamenti Evropian, por këto dy hallka të tjera konsiderohen sidoqoftë, një formalitet, transmeton Top Channel.

Për sekretarin britanik për Brexitin, Stephen Barclay, ky është një moment historik.

“Kjo marrëveshje do të sigurojë daljen tonë nga Bashkimi Evropian me kushte që i japin siguri bizneseve, mbrojtje për të drejtat e qytetarëve tanë dhe rivënien nën kontroll të parave, kufijve, ligjeve dhe politikave tona tregtare.

Pas kësaj, Britania e Madhe do ti japë fund thuajse 50 viteve anëtarësi në projektin evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button