Qytetarët francezë janë rikthyer sërish në rrugë, protestojnë kundër reformës së pensioneve 

Franca përfshihet sërish nga kaosi dhe protestat masive pas vendimit të sindikatave për të vijuar kundërshtimin e reformës së pensioneve, shkruan Euronews, transmeton Portalb.mk.

Lëvizja sociale ka thyer rekord si më e gjata në historinë e vendit, duke hyrë në ditën e 36 të protestave.

Manifestimet e qytetarëve francezë po mbahen në disa qytete të vendit, ndërkohë për shkak të grevës masive prej disa muajsh, shumë shërbime janë paralizuar në Francë duke prekur më shumë transportin.

Nga ana tjetër presidenti i vendit, Emmanuel Macron qëndron i palëkundur në vendimin e tij.

Edhe gjatë fjalimit në fund të vitit shefi i Elizesë nënvizoi se reforma do të çohet në fund dhe se braktisja e saj do të thotë tradhti ndaj fëmijëve të së ardhmes, të cilët do të duhet të paguajnë çmim nëse hiqet dorë.

Arsyeja e pakënaqësisë së francezëve nga reforma e paralajmëruar është se sindikatat besojnë se zbatimi i saj do të detyrojë miliona punëtorë të punojnë më gjatë deri sa të dalin në pension.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button