Në orarin për seancë gjyqësore në “TNT”, avokati Strashevski do të jetë në pushim vjetor

Jovica Strashevski, avokati i ish kryetarit të Gazi Babës, Toni Trajkovski, e ka njoftuar gjykatën se do të marrë pushim vjetor, i cili do të përputhet me seancën e radhës për rastin “TNT””, gjegjësisht rrënimin e kompleksit “Kosmos”, njofton Portalb.mk.

Ai ka dërguar shkresë se prej më 8 deri më 17 janar, do të jetë në pushim vjetor, por ajo sipas Gjykatës Penale është tentim për zvarritje të debatit kryesor për më 13 janar.

“Për ndodhitë e radhës dhe përpjekjet për zvarritje të debatit kryesor të caktuar për më 13 janar, gjykata e ka njoftuar Odën e Avokatëve dhe Këshillin Gjyqësor të RMV-së”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Penale të Shkupit.

Gjykata Penale: Avokati Strashevski me shkresën e re i konfirmon kërcënimet ndaj gjykatësit dhe gjykatësit porotë

Gjykata Penale nëpërmjet mediave i ka porositur avokatët që të mos e zvarrisin procesin gjyqësor “TNT” dhe të mos e kërcënojnë gjykatësen-porot Liljana IvanovskaKoçova.

Shkresa e re e avokatit Jovica Strashevski i cili sot u dorëzua nëpër media vetëm i konfirmon kërcënime dhe presionet të cilat avokati – palë në procedurë, por tenton t’i bëjë ndaj Gjykatës dhe gjykatësit porotë i cili vendos në procedurë konkrete, ndërsa për të cilat gjykata një kohë të gjatë apelon dhe dje kërkoi reagim përkatës nga organet kompetente, thonë nga Gjykata Themelore Penale Shkup.

“Jokontestues është fakti se gjykatësi – porotë dje kërkoi pranim te kryetari i gjykatës të cilit i është ankuar se është kërcënuar të heq dorë nga lënda konkrete që është dorëzuar dhe deklarata. Pasi është potencuar se gjykata i përdor të gjitha mekanizmat legale ta mbroj integritetin dhe reputacionin e secilit gjykatës dhe gjykatësi – porotë dhe nëse është e nevojshme institucionet munden secilit gjykatës dhe gjykatësi porotë t’u mundësojë sigurim, porota u dakordua të vazhdojë të veprojë deri në shkarkimin eventual nga Këshilli Gjyqësor” thuhet në kumtesën e Gjykatës.

Seanca paraprake u anulua pasi që ish kryetari Trajkovskui ka paraqitur se është në spital, pasi është rrahur. Gjykata Penale pret mbarim të shpejt të këtij rasti, të cilin e ka hapur ish Prokuroria Speciale.

Ndryshe, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në mars të vitit 2015, gjegjësisht në të ashtuquajturën “Bombën e 13” apo materialin e përgjuar, ka lëshuar një bisedë për të cilën thotë se Gruevski duke biseduar me Janakievskin pranon se e ka gënjyer pronarin e kompleksit të rrënuar “Kosmos”, Fijat Canovski, lidhur me dokumentacionin e këtij kompleksi.

“Më erdhi këtu, asnjëherë nuk e kam parë më të frikësuar. Asnjëherë nuk kam parë dikë aq të frikësuar. Më tha se do ta sjellë Velinë (Ramkovskin) që të merremi vesh. I thash se do të mendoj dhe do ta thërras sonte. Më tha : ‘Të lutem më thirr sonte, se nesër fillon ramazani, dua ta pres i qetë”, dëgjohet duke thënë Gruevski. Ai gjatë tërë kohës qeshet me zë lidhur me frikën që e ka vërejtur te Canovski.

“I thash se ka gabime. Ai pranoi se ka gabime, e lëshova në ujë pak..”, dëgjohet të ketë thënë Gruevski, për më shumë dëgjojeni incizimin telefonik të mëposhtëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button