Trump paralajmëroi sanksione për Iranin: Nuk kemi nevojë për naftën e Lindjes së Mesme

Presidenti Trump gjatë adresimit të kombit amerikan sot kritikoi marrëveshjen bërthamore të Iranit duke e quajtur si “të metë”. Ai gjithashtu tha se duhet bërë marrëveshje me Iranin dhe për këtë ftoi edhe aleatët e tij.

Irani njoftoi të mërkurën se po tërhiqej pjesërisht nga Plani i Përbashkët i Veprimit ose JCPOA, njofton Klan Kosova.

“JCPOA shumë e dëmtuar dhe skadon shpejt dhe i jep Iranit një rrugë të qartë dhe të shpejtë drejt heqjes dorë nga armët bërthamore. Irani duhet të braktisë ambiciet e tij bërthamore dhe t’i japë fund mbështetjes së tij për terrorizmin”.

Trump u bëri thirrje aleatëve të tjerë që të “shkëputen” nga marrëveshja.

“Ne të gjithë duhet të punojmë së bashku për të bërë një marrëveshje me Iranin që e bën botën një vend më të sigurt dhe më të qetë”.
Trump gjithashtu tha se që kur mori detyrën “Amerika ka arritur pavarësinë energjetike”.

“Ne tani jemi prodhuesi numër 1 i naftës dhe gazit natyror kudo në botë. Ne jemi të pavarur dhe nuk kemi nevojë për naftë në Lindjen e Mesme”.

Ai po ashtu tha se “për sa të jem unë president i SHBA-së, Irani nuk do të ketë armë bërthamore”, raporton Koha.net.

“Asnjë amerikan nuk u lëndua në sulmin e mbrëmshëm nga regjimi iranian. Është shkaktuar dëm minimal në bazat tona ushtarake. Forcat tona të mëdha ushtarake janë të gatshme për çdo gjë. Asnjë jetë amerikane apo irakiane nuk është humbur. Sistemi i paralajmërimit të hershëm ka funksionuar për mrekulli. Irani ka qenë sponsorizuesi kryesor i terrorizmit. Soleimani ka qenë përgjegjës për disa prej sulmeve më të tmerrshme. Ka ndërmarrë sulme terroriste ndaj civilëve. Ai po planifikonte sulme të reja ndaj caqeve amerikane, por ne e ndaluam atë. Ai është dashur të ndalohej kohë më parë. Me këtë akt u kemi dërguar porosi të qartë ndaj terroristëve: nëse i vlerësoni jetët tuaja, nuk do t’i kërcënoni jetët e popujve tanë. SHBA-ja do të vendosë menjëherë sanskione ndëshkuese ekonomike ndaj regjimit të Iranit, dhe këto do të mbesin të tilla derisa Irani nuk do të ndryshojë sjelljen”, deklaroi Trumpi gjatë kësaj konference për media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button