Rouhani: Hakmarrja jonë do të jetë prerja e këmbëve të tyre nga rajoni

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, tha se hakmarrja për vrasjen e gjeneralit Qasem Soleimani, është nxjerrja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga rajoni, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas televizionit shtetëror iranian, Rouhani i cili foli në mbledhjen e kabinetit në kryeqytetin Teheran, dha deklarata në lidhje me sulmet raketore të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) ndaj bazave të SHBA-ve në Ayn al-Asad.

“Me anë të dhjetëra raketave tokë-tokë është goditur baza Ayn al-Asad e ushtrisë terroriste amerikane. Ata prenë dorën e Soleimanit. Hakmarrja e kësaj do të jetë prerja e këmbëve të tyre nga rajoni”, tha Rouhani.

Ai pohoi se ka disa objektiva pas sulmit të SHBA-ve ndaj Soleimanit, duke renditur disa prej tyre: “Nxitjen e përçarjes dhe ndarjes brenda Iranit, përhapjen e frikës në rajon, armiqësimi i Iranit dhe Irakut”.

Rouhani gjithashtu pohoi se mosmarrëveshjet brenda SHBA-së janë një ndër shkaqet e vrasjes së Soleimanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button