(VIDEO) Irani sulmoi një bazë ajrore amerikane në Irak, Garda Revolucionare e merr përgjegjësinë

Një bazë ajrore që strehon trupa amerikane në Irak është goditur nga raketa, sipas burimeve të sigurisë amerikane.

Baza e Al-Asad u raportua se u godit nga raketa të shumta, por është ende e paqartë nëse ka pasur viktima, njofton Klan Kosova.

Ky sulm vjen pasi komandanti i lartë iranian Qassem Soleimani u vra në një sulm me dron në Bagdad të premten, me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump, shkruan BBC.

Irani ka kërcënuar “hakmarrje të rëndë” për vdekjen e Soleimanit.

Shtëpia e Bardhë është në dijeni të raporteve për një sulm dhe Presidenti Trump po “monitoron” situatën.

“Ne jemi të vetëdijshëm për raportet e sulmeve ndaj objekteve amerikane në Irak. Presidenti është informuar dhe po monitoron nga afër situatën dhe po këshillohet me ekipin e tij të sigurisë kombëtare”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham në një deklaratë.

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) kanë marrë përgjegjësinë për një sulm me raketa në një bazë ajrore irakiane që strehon trupat amerikane.

“Me dhjetëra raketa kanë goditur bazën ajrore të SHBA-së Ain al-Asad në Irak,” thuhet në deklaratën e tyre sipas Press TV të Iranit, transmeton KlanKosova.

Sulmi vjen pas një premtimi për t’u hakmarrë për “vrasjen e SBA-së ndaj komandantit të lartë iranian antiterror, gjeneral-lejtnant Qassem Soleimani”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button