Samsung prezanton modelet e reja S20 dhe telefonin e palosshëm Fold 2 (VIDEO)

Tanimë ka një datë zyrtare për prezantimin e modeleve të reja të Samsung. Data e prezantimit të Galaxy S20 dhe telefonit të palosshëm Fold 2 është 11 shkurti i këtij viti, transmeton Revista Class.

Nëse të gjithë po prisnin që telefoni i ri të quhej Samsung Galaxy S11, nuk do të jetë ky emri i telefonit të ri të prezantuar nga gjiganti Samsung. Kompania duket se ka vendosur ta quajë telefonin Smasung Galaxy S20, në nder të dekadës së re.

Më 11 shkurt pritet që të prezantohen tri telefona, Galaxy S20, Galaxy S20+ dhe Galaxy S20 Ultra. Disa detaje si do të duken telefonat janë zbuluar dhe njerëzit janë shumë të entuzizmuar.

Sipas të dhënave të bëra publike, paramatrat do të jenë:

Kamera kryesore – 108 megapixel, lente – 48 megapixel me OIS dhe do të ketë edhe një modul kamere në stil periskopi me zoom optik. Ekrani i S20-ës do të jetë 6.2 inch, ndërsa ai i S20+ do të ketë një ekran 6.7 inch. Për sa i përket modelit S20 Ultra, thuhet se do të ketë një ekran të madh prej 6.9 inch.

Për të krijuar një ide si do të duket modeli i palosshëm, hidhini një sy videos së mëoposhtme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button