Hungaria vendosi rritjen e numrit të ushtarëve në kufi

Hungaria për arsye të presionit të migrantëve të parregullt që është rritur në kohët e fundit ka vendosur që të dyfishojë numrin e ushtarëve në kufi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes së Hungarisë, Szilard Nemeth, në konferencën për media, tha se numri i migrantëve të parregullt në kufirin e Hungarisë është rritur ndjeshëm dhe se sipas raporteve pritet që të vazhdojë kjo rritje.

Ai njoftoi se me kërkesën e ministrisë së Brendshme, do të dyfishojnë numrin e ushtarëve në kufi për shkak të presionit të rritur të migrantëve.

Nemeth rikujtoi se ushtarët që nga viti 2015 shërbejnë bashkë me policët, duke treguar se deri më sot në kufi kanë shërbyer mbi 20.000 ushtarë.

Ndërkohë, në deklaratën e bërë nga Qendra Kombëtare Hungareze të Policisë, thuhet se mes datave 23-29 dhjetor është ndaluar hyrja e 884 migrantëve të parregullt në vend, ndërsa prej 30 dhjetorit deri më 5 janar janë ndaluar 757 migrantë të parregullt.

– Masat ndaj migrantëve të parregullt

Hungaria në kuadër të masave ndaj migrantëve të parregullt, me mbështetjen e partnerëve nga Grupi i Vishegradit, Çekia, Polonia dhe Sllovakia kishte bërë përforcime me ushtarë dhe policë në kufi.

Vendi gjithashtu kishte vendosur gardh me tela në kufijtë me Serbinë dhe Kroacinë, ndërsa kishte shpallur gjendje e jashtëzakonshme rajonet kufitare duke rritur dënimet e zbatuara për kalimet e jashtëligjshme.

Me ligjin e miratuar në parlament, migrantët e parregullt në mesin e të cilëve edhe fëmijë, gjatë aplikimit për azil ishin detyruar të mbahen në kampet që do të formohen në kufi, ndërsa migrantët që do kapeshin brenda vendit do të dërgoheshin jashtë kufirit me gardh teli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button