Rezultatet preliminare zyrtare të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci

Kandidati nga partia më e madhe opozitare në Kroaci, ajo e Social Demokratëve, ish-kryeministri Zoran Millanoviq, po udhëheq me vota në rundin e dytë dhe vendimtar të zgjedhjeve presidenciale kroate, ka thënë Komisioni Shtetëror Zgjedhor kroat në rezultatet e para preliminare të publikuara të dielën, transmeton Koha.net.

Pas numërimit të 54% të votave, Millanoviqi mori 54% të votave në raport me presidenten aktuale, Kolinda Grabar-Kitaroviq, kandidate e partisë udhëheqëse HDZ, me 46% të votave, raporton Reuters.

Roli presidencial në Kroaci është kryesisht ceremonial pasi që krerët e shtetit nuk mund t’u vënë veto ligjeve, por ka vendimmarrje në politikën e jashtme, në mbrojtje dhe në çështje të sigurisë.

Mandati pesë-vjeçar i presidentit të ri nis në shkurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button