fbpx

Kryeministri Oliver Spasovski te Kodra e Diellit në Tetovë

Oliver Spasovski, kryeministri i Qeverisë teknike sot vizitoi manastirin në Kodrën e Diellit, transmeton Portalb.mk.

“Gjithë me gëzim të madh e vizitoj manastirin në Kodrën e Diellit dedikuar Shën Naumit të Ohrit, pikërisht në ditën e sotme kur besimtarët e festojnë këtë shenjtore të madh”, theksoi Spasovski.

Dyert e Manastirit ishin të hapura për gjithë qytetarët për të shënuar festën duke marrë pjesë në liturgjinë e udhëhequr nga mitropoliti Zotëri Josifi.

Ai theksoi se kjo është një ditë e mirë për t’u motivuar nga solidariteti i Shën Naumit të Ohrit, i cili gjithë jetën e kaloi duke ndihmuar të varfrit dhe të sëmurët.

Përndryshe, që nga viti 2012 e deri më sot diskutohen problemet e shumta dhe të njëjta me të cilat përballet “Kodra e Diellit”.  Dikur ishte qendër skijimi e njohur në rajon dhe më gjërë. Në të ishte investuar në infrastrukturë, ka pasur gara skijimi me garues nga e tërë bota dhe ishte destinacion i preferuar për shumë aplinistë dhe skijator. Sot, ka ngelur vetëm dëshira e madhe e turistëve skijator për ta parë këtë qendër të zhvilluar si dikur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button