U zgjodhën 15 shpërblyesit e 100 mijë denarëve të projektit “TVSH-ja ime” (FOTO)

Loja shpërblyese “Shpërblimi Im” në kuadër të projektit të Ministrisë së financave, “TVSH-ja ime” ka përzgjedhur 15 fituesit e parë të 100 mijë denarëve, transmeton Portalb.mk.

Gjashtë fituesit janë nga qyteti i Shkupit. Rezultatet do të shfaqen në faqen e Lotarisë shtetërore www.loto.mk/MojaNagrada  3 ditë pas përzgjedhjes.

Përndryshe, Nina Angelovska, ministrja e financave tregoi se me nisjen e lojës shpërblyese #Shpërblimi Im nga 15 dhjetori në kuadër të projektit “TVSH-ja Ime”, ka rritje të përdorimit të aplikacionit, aq sa për 15 ditë ka pasur skenime sa për një muaj.

“Nga korriku i vitit të kaluar mesatarisht në muaj janë skanuar nga tetë milionë llogari fiskale. Tani vetëm në dhjetor kemi 12,5 milionë llogari fiskale, gjegjësisht rritje prej mbi 53 për qind. Nëse e marrim periudhën prej 15 dhjetorit deri më 31 dhjetor kemi tetë milionë llogari fiskale të skanuara, gjegjësisht për 15 ditë janë skanuar aq sa mesatarisht janë skanuar në periudhën paraprake gjatë një muaji”, tha Angelovska, duke informuar se deri më tani janë instaluar mbi 200 mijë përdorues të aplikacionit.

“Shpërblimi Im” do të drejtohet nga Lotaria Shtetërore e RMV-së, si një kompani e autorizuar tregtare në pronësi të plotë të shtetit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike. 

LEXO: Më 4 janar tërhiqen 15 shpërblimet mbi 100 mijë denarë në kuadër të projektit “TVSH-ja ime”
LEXO: Në RMV do të ketë lojë shpërblyese, ”TVSH-ja ime, shpërblimi im”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button