Nga një pneumoni e panjohur virusale janë infektuar 44 persona në Kinë

Autoritet kineze filluan hetim për pneumoninë e panjohur virusale nga e cila janë infektuar 44 persona në qytetin Vuhan, në qendër të Kinës.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve deri më tani të konfirmuara, 11 llogariten të rënda.

Singapori dhe Hong Kongu i kontrollojnë të gjithë të cilët udhëtojnë jashtë këtyre qyteteve.

Në rrjetet sociale publikohen lajme se virusi mund të jetë i lidhur me sindromën e rëndë respiratore akute Sars, transmeton MIA.

Policia në Vuhan kumtoi se tetë persona janë dënuar për përhapjen e lajmeve të rreme në internet.

Komisioni shëndetësor, megjithatë, kumtoi se e analizon arsyen për paraqitjen e kësaj sëmundje, ndërsa me këtë rast si arsye të mundshme i thekson gripin, gripin e shpezëve dhe sëmundjet respiratore.

Gjithashtu është theksuar se sëmundja bartet përmes kontaktit personal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button