Artistët e njohur të Shqipërisë që këtë vit u ndanë nga jeta

Këtë vit u ndanë nga jeta shumë artistë të mëdhenj që kanë kontribuar në artin shqiptar dhe që do mbeten gjithnjë në kujtimet tona, shkruan Koha.net, transmeton Portalb.mk.

Në maj u nda nga jeta një prej parodistëve të famshëm të Vlorës, Muhamet Lika. 65-vjeçari kishte shkuar për kurim në Itali, pasi vuante prej kohësh nga sëmundja e zemrës.

Në korrik u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare aktorja e njohur Valentina Caci e cila njihet për kontributin e saj në skenën korçare, dhe i është dhënë titulli, ‘Artiste e Merituar’.

Në gusht të këtij viti kinematografia shqiptare humbi një tjetër emër të njohur, aktorin Shpëtim Zani i cili u nda nga jeta si pasojë e një ataku kardiak. Zani njihet me emrin “Coli” tek filmi “Debatik”.

Në gusht u nda nga jeta edhe regjisori i njohur Gjergj Xhuvani. Ai ndërroi jetë në një spital në Romë pas një sëmundjeje të rëndë. Xhuvani ishte regjisor, skenarist dhe producent shqiptar. Ai e realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi” në vitin 1991.

Në shtator ndërroi jetë pas një ataku kardiak, vëllai i aktores Yllka Mujos, Agim Mujo. Aktori u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare në Romë të Italisë ku jetonte që prej vitit 1990. Agim Mujo luajti në disa filma shumë të njohur mes të cilëve “Malet me blerim mbuluar” ku interpretoi bashkë me motrën e tij Yllkën.

Në tetor arti shqiptar humbi një nga aktoret më të njohura të viteve ’90, Shpresa Bërdëllimën. Aktorja u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare.

Në nëntor u nda nga jeta aktori i njohur i Teatrit të Durrësit, Josif Koçi. Aktori u nda nga jeta para kohe në moshën 65-vjeçare, shkruan Xing.al.

Po në nëntor u nda nga jeta rapsodi i njohur dibran Sherif Dervishi. Ai u shua në moshën 58-vjeçare pas një beteje me kancerin.

Marika Kallamata u nda nga jeta këtë dhjetor.

Ajo u largua në moshën 89-vjeçare. Kallamata ka luajtur në disa filma ku më të spikatur kanë qenë rolet e saj si: Ortensia, Aspasia, Mara, Fallxhesha, Nina, Ana, Nekija.

Aktorja shumë e njohur nga filmi “Përrallë nga e kaluara”, Mira Minga Jupi u nda nga jeta këtë muaj, shkruan Xing.al.

Gjithashtu aktorja e mirënjohur shqiptare, Eva Pëllumbi u nda nga jeta këtë muaj Dhjetor. Eva njihej për rolin e pinokut në Teatrin e Kukullave dhe rolet në kinema si tek “Kapedani”, “Vajzat me kordele të kuqe”, “Ëndërr për një karrige” etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button