Dominimi Messi-Ronaldo, dy futbollistët e mbyllën një dekadë fantastike

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, një dyshe fantastike që vështirë se do t’i vijë më historisë së futbollit botëror. Fakti që luajnë në të njëjtën periudhë me sa duket ishte pozitiv, pasi rivaliteti që kanë mes tyre i ka bërë ata që janë sot, shkruan Euro News, transmeton Portalb.mk.

‘Transfermarkt’ ka bërë një përllogaritje të statistikave të të dy futbollistëve për sa i takon paraqitjeve të tyre në nivel klubesh.

Ata janë dy golashënuesit më të mirë të dekadës së fundit. Në vend të parë është Lionel Messi. Ylli argjentinas dominon me 522 gola në 521 ndeshje.

Shifra fantastike që tregojnë se jo më kot ai është 6 herë fituesi i Topit të Artë. Në vend të dytë është Cristiano Ronaldo me 477 gola në 489 ndeshje. Gjatë kësaj periudhe, Messi ka fituar 26 trofe ndërsa Cristiano Ronaldo 20.

Në vend të tretë për sa i takon golave të shënuar, me një diferencë të madhe nga dy të parët është sulmuesi i Bayern Munich, Robert Levandovski. Gjiganti i sulmit bavarez ka realizuar 324 gola në 453 ndeshje.

Por Lionel Messi nuk është vetëm golashënuesi më i mirë. Ylli argjentinas është edhe mbreti i asisteve. Sulmuesi i Barcelonës numëron 205 asist, ndërsa në vend të dytë është Angel Di Maria me 188

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button