Indi, në dhjetor 2019 në një spital kanë vdekur 100 foshnje

Të paktën 100 foshnje vdiqën në dhjetor në një spital të vetëm në shtetin veriperëndimor Indian, Rajasthan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët në Spitalin Kota në Jaipur, kryeqyteti i shtetit, kanë konfirmuar se nëntë foshnje vdiqën në dy ditët e fundit të vitit të kaluar, raportojnë media lokale.

Menaxheri i spitalit, mjeku Surech Dulara konfirmoi se gjithsej 100 bebe vdiqën në këtë spital në dhjetor 2019, dhe ndau informacionin se të paktën 77 njerëz vdiqën në të njëjtin spital në dhjetor 2018.

Një delegacion i Partisë Popullore të Indisë (BJP) në pushtet vizitoi spitalin dy ditë më parë, të cilët konstatuan se nga tre foshnje shtriheshin në një krevat si dhe u vërejt numër i pamjaftueshëm të infermiereve.

Komisioni Kombëtar për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (NCPCR) raportoi në 23 dhjetor të vitit të kaluar se 10 foshnje kishin vdekur në spital dhe paralajmëroi se në oborrin e spitalit kishte derra.

Administrata shtetërore më pas çoi në ekzaminim funksionalitetin e pajisjeve mjekësore të spitalit në fjalë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button