Kështu e pritën Vitin e Ri disa të dëmtuar nga tërmeti (VIDEO)

Rreth zjarrit para çadrës e pritën ndërrimin e viteve banorët e zonave rurale që tërmeti i 26 nëntorit 2019 u shkatërroi shtëpitë, transmeton OraNews.

Pema thjesht ishte simbolika e vetme e festës së ndërrimit të viteve në këtë çadër ku jeton një familje në Mazhë të Krujës, që tërmeti e la në qiell të hapur.

“Edhe pemën na e sollën sepse nuk e kishim” thotë një femijë.

Mungesa e kushteve thanë se nuk i lejoi që të festojnë siç kanë bërë gjithmonë.

Tryeza e festës nuk u shtrua. Gjel e bakllava sipas traditës nuk kishte.

Gratë thanë se nuk kishin ku të gatuanin.

Nga fëmijë të mitur deri tek të moshuar të sëmurë. Mbi 10 mijë persona  Viti i Ri i gjeti në këto kushte.

Temperaturat nën zero thonë se u kanë vështirësuar jetën. Ndaj një çati mbi kokë është dëshira e të gjithëve për vitin e ri.

Më e gëzueshme ishte festa për fëmijët e strehuar në hotelet e Shëngjinit e Durrësit.

Ata morën dhurata dhe kishin në tryezë ushqimin e ngrohtë të festës

Por Viti i Ri nisi me sfidë edhe për  ta.  Ata janë paralajmëruar se duhet të lirojnë hotelet dhe të kërkojnë shtëpi me qira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button