Sindikata e pavarur e gazetarëve kërkon të zbulohet kush i kërcënoi gazetarët e IRL-së

Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësit e mediave i dënojnë ashpër kërcënimet ndaj reporterëve të Laboratorit të gazetarëve investigativë, që u dërguan ditëve të fundit. Sipas një raporti për SPGM, kërcënimet iu drejtuan gazetares së IRL Maja Jovanovska menjëherë pas publikimit të storjes në të cilën janë hetuar procedurat gjatë aktiviteteve ndërtimore në lagjen Taftalixhe të Shkupit.

Jovanovska ka pranuar në telefonin e saj një seri mesazhesh nga biznesmeni Zoran Azmanov, në të cilat ai përpiqet të “luajë rolin e redaktorit” dhe t’i jep udhëzime se si është dashur të shkruhet për aktivitetet ndërtimore. Sipas kolegëve nga IRL, ai ka vazhduar me mesazhe kërcënuese dhe shpifëse edhe pas reagimit të kryeredaktorit të IRS, Sashka Cvetkovska, e cili ia ka bërë me dije Azmanovit se po sillet në mënyrë të papërshtatshme, se ai po bënte presion dhe e kishte këshilluar që nëse kishte ndonjë vërejtje t’i raportonte ato te shoqatat e gazetarëve.

Përveç mesazheve nga Azmanov, Jovanovska gjithashtu ka pranuar thirrje nga një numër i panjohur nga i cili i kanë lëshuar zëra të shpërthimit. SPGM i bën thirrje Ministrisë për punë të brendshme dhe institucioneve të tjera përkatëse që të ndërmarrin të gjitha masat e duhura për të gjetur pronarin e numrit të telefonit, si dhe për të thirrin biznesmenin Azmanov për të shpjeguar përse ka dërguar mesazhe të papërshtatshme, kërcënime dhe shpifje për gazetaren.

SPGM konsideron se siguria e gazetarëve është jashtëzakonisht e rëndësishme për proceset demokratike në Maqedoni dhe se pa zgjidhjen e rasteve të tilla gazetarët dhe punonjësit e mediave nuk do të jenë në gjendje të punojnë lirshëm dhe profesionalisht.

Ky është rasti i dytë këtë vit që një gazetar i IRL të pranojë kërcënime. Më herët në qershor 2019, gazetari David Ilievski gjithashtu ka pranuar përmes telefonit kërcënime për jetë për një storje të botuar hulumtuese.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button