Haradinaj doli në kufi

Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë i Kosovës, në prag të ndërrimit të motmoteve ka vizituar pikënkufitare në Merdare.

“Vizitë pikëkalimit kufitar në Merdare, në shenjë falënderimi dhe respekti ndaj doganierëve, policëve dhe të gjithë të tjerëve që punojnë edhe sonte, kur ne të tjerët festojmë. Falënderoj drejtorin Bahri Berisha dhe të gjithë kolegët e tjerë nga policia e dogana që vazhdojnë të shërbejnë për qytetarët që kthehen në atdhe në këtë kohë, duke shpreh respekt për punën dhe kujdesin që e bëjnë gjatë gjithë vitit por edhe sonte në natën e ndërrimit të moteve dhe larg familjeve”, theksoi Haradinaj.

Haradinaj festën ua uroi pjesëtarëve të Policisë dhe Doganës së Kosovës.

 

“Kam ardhur këtu të shpreh falënderime dhe respekt për ata të cilët janë në punë gjersa ne të tjerët festojmë”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button