PTHP: Pesë persona pranuan fajin për keqpërdorime në Komunën e Karposhit, morën dënime me kusht

Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka arritur marrëveshje me pesë persona, pas publikimit të aktakuzës me të cilin akuzohen ish kryetari i komunës së Karposhit, tetë nëpunës administrativ të Komunës së Karposhit dhe dy persona përgjegjës në një person juridik. Pesë personat parashtruan deklarata për pranimin e fajit.

“Sipas aktakuzës të bazuar në dëshmitë e mbledhura gjatë procedurës hetuese në periudhën kohore prej vitit 2012 deri në vitin 2013 në kuadër të parcelës urbanistike të Shkollës fillore “Laze Tërpovski”, i akuzuari J.K si organ mbikëqyrës në personin juridik Shoqërinë për prodhim, ndërtimtari, tregti dhe shërbime ‘Karpançevski Kompani SHPNJP Shkup’, por në emër dhe llogari të personit juridik, si mbikëqyrës, në kundërshtim me dispozitat nga Ligji për ndërtim, pa leje ndërtimi, të investuesit, ka kryer mbikëqyrje të ndërtimit të hapësirës afariste – objekti administrativ të vetëqeverisjes lokale. Me veprat e veta i akuzuari ka kryer vepër penale Ndërtim pa leje nga neni 244-a paragrafi 1 nga Kodi Penal. Pas pranimit të fajit, i akuzuari u dakordua t’i shqiptohet dënim me burg në kohëzgjatje prej dy vjetëve, që nuk do të mbahet nëse në afat prej tre vjetëve nuk kryen vepër të re penale”, informojnë nga PTHP.

Nga PTHP potencojnë se të dyshuarit nëpunësit e kanë pranuar kryerjen e veprës penale që akuzohen dhe janë dakorduar t’u shqiptohet dënimi me burg në kohëzgjatje prej një viti, e cila nuk do të mbahet nëse në afat prej dy vjetëve nuk kryejnë vepër penale dhe dënim me para si dënim dytësor në lartësi prej 500 euro në kundërvlerë denari.

Gjykatësi në procedurë paraprake i pranoi propozim-marrëveshjet e parashtruara dhe solli aktvendime me të cilat të akuzuarve u shqiptohen dënimet e propozuara. Masat e kujdesit të përcaktuara kundrejt të akuzuarve do të shfuqizohen pas të bëhen të plotfuqishme aktvendimet për propozim-marrëveshjet.  

LEXO: Aktakuzë për Stevço Jakimovskin dhe 10 personave të tjerë për keqpërdorime në legalizim dhe privatizim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button