RMV, u nënshkruan marrëveshje për ndërtim të kopshteve në katër komuna

Në komunat Karposh, Haraçinë, Vallandovë dhe Probishtip do të rritet kapaciteti për kujdes të fëmijëve të moshës parashkollore përmes ndërtimit të kopshteve për fëmijë me mjete në vlerë prej 134 milionë denarë, pjesë e grantit të Bankës Botërore për këtë qëllim. Me ndërtimin e këtyre kopshteve për fëmijë do të sigurohen vende shtesë për kujdes të rreth 320 fëmijëve.

Për këtë qëllim sot në Qeveri u nënshkruan marrëveshje mes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe këtyre katër komunave.

“Ne si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale dhe Qeveria ndërmorëm obligim se deri në vitin 2024 do të hapim 7.500 vende të punës në arsimin parashkollor, ndërsa ky është investim direkt në fëmijë. Me këto katër, këtë e vit e përmbyllim me 13 marrëveshje të nënshkruara në vitin e ardhshëm dhe në vitin 2021”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button