U promovua Njësia e re për polici intervenuese në RMV (VIDEO)

Njësia e re për polici intervenuese që do të veprojë në territorin e qytetit të Shkupit, ndërsa do të punojë në përbërje të Sektorit për Punë të Brendshme u promovua sot. Njësia është formuar nga Njësia e deritanishme për rend publik dhe paqe, Njësia për përgjigje të parë dhe intervenim Alfi dhe Njësia për asistenca dhe sigurim të transportit, njofton Portalb.mk.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski tha se kjo reformë ka qenë e domosdoshme me qëllim që të ketë numër sa më të madh të nëpunësve policor në rrugë.

Njësia për polici intervenuese në RMV

Spasovski shtoi se Njësinë e kanë formuar në bazë të modelit për polici intervenuese në Zagreb, Kroaci.

“Konsideroj se pikërisht sot, para vitit 2020 ishte momenti ideal ta promovojmë këtë Njësi, të prezantohet në opinion se këto pjesëtarë të Njësisë me të vërtetë janë të gatshëm të përballen me ç’farëdo lloj sfide dhe rrezik në pjesën e sigurisë”, tha Spasovski.

Njësia për polici intervenuese në RMV
Spasovski
Njësia për polici intervenuese në RMV
Njësia për polici intervenuese në RMV
Njësia për polici intervenuese në RMV
Njësia për polici intervenuese në RMV

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button