Privatizimi i paligjshëm i tokës në Tetovë, gjykatësi Teofillovski pas arratisjes 24-orëshe vetë është paraqitur në gjykatë

Gjykatësi i Gjykatës së Apelit të Gostivarit dhe anëtar i Këshillit Gjyqësor, Zoran Teofillovski, pas 24 orëve arratisje, sot në mëngjes vetë është paraqitur te gjykatësi Sedat Rexhepagiq në Gjykatën Themelore Shkupi 1. Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka hapur hetim për privatizim dhe legalizimin e pronës shtetërore në Tetovë gjatë së cilës janë arrestuar 5 persona nga Komuna Tetovës, njofton Portalb.mk.

Jozyrtarisht, Teofillovski në gjykatë është thirrur në imunitetin e gjykatësit, ndërkaq tani radhën e ka Këshilli Gjyqësor që brenda 24 orëve të mblidhet dhe të vendos për imunitetin e tij.

Teofillovski, i cili është i dyshuari i parë, policia nuk e ka gjetur në shtëpi. Është paralajmëruar se do të lëshohet fletë-arrest për të.

Prokuroria kërkoi paraburgim për të gjithë personat e përfshirë, megjithatë Gjykata të gjithëve u shqiptoi masë paraburgimi shtëpiak.

Grupi në krye me Teofillovskin, e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 860.000 euro

Të përfshirë në këtë rast janë:

1. Zoran Teofilovski (61) – ish kryetar i shoqatës së tenisit “Luboten” në Tetovë.

2. Xh.A. (43) – Këshilltar për planifikim urbanisitik dhe hapsinor në Komunën e Tetovës.

3.I.K. (47) – ish i punësuar në Komunën e Tetovës si udhëheqës i Sektorit teknik sipas nevojës në Ndërmarrjen Publike “Geoinzhinjering” 

4. K. I (44) –  ish i punësuar në Komunën e Tetovës si referent i pavarur për punë juridike sipas nevojës.

5. J.J (68) – ish e punësuar në Komunën e Tetovës si Këshilltare për Procedurë juridike e shkallës së parë në Sektorin për procedurë juridike të shkallës së parë.

6. I. R (68) – referent i pavarur – gjeodet në Drejtorinë për çështje juridike dhe pronësore – Sektori për procedurë udhëheqëse në Komunën e Tetovës

7. C. N (53) – Pronar dhe udhëheqës i klubit të tenisit “Luboten”.

8. A. N (56) pronar dhe drejtues i ndërmarrjes për gjeodezi “Gjeopolog”.

9. S.P (51) – ish i punësuar në Komunën e Tetovës si udhëheqësi i departamentit për planifikim urban.

10. B. N (42) – ish i punësuar në Komunën e Tetovës si këshilltar për çështje normative dhe ankesa në departamentin e urbanistikës.

11. S. B (62)- ish kryetar i Komunës së Tetovës.

12. M. I (68)- ish i punësuar në Komunën e Tetovës si shef i zyrës për çështje juridike dhe pronësore.

13. J. GJ (61)- avokat i shtetit për zonën e Komunës së Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button