Gruaja ishte pika e tij e dobët, trafikanti shqiptar bie në “kurthin” e policisë

Ishte shumë i kërkuar në Belgjikë, por 29 vjeçari shqiptar u arrestua në Siena të Italisë, aty ku jetonte gruaja e tij. Karabinierët italianë e kapën shqiptarin, që akuzohet për trafik njerëzish, në fshatin Monteroni d’Arbia, në afërsi të Sienës, transmeton Portalb.mk.

Gjykata belge ka nxjerrë një urdhër arresti për shqiptarin, i cili deri më tani i kishte shpëtuar drejtësisë.

Por ajo që e çoi në pranga 29 vjeçarin ishte dashuria që ka ndaj gruas së tij. Bashkëshortja kishte lëvizur në fshatin Monteroni d’Arbia dy muaj më parë, ndërkohë që autoritetet ishin të bindura se ishte vetëm çështje kohë kur shqiptari do të shfaqej aty.

Shtëpia ishte vendosur nën survejim gjatë gjithë kohës dhe sapo shqiptari u shfaq u arrestua menjëherë.

Duke e konsideruar si pikën e tij të dobët, policia italiane mbajti nën vrojtim gruan e të kërkuarit, i cili kishte arritur të arratisej disa herë.

Shqiptari akuzohet se kryente trafikun e njerëzve nga Azia dhe Afrika për në Belgjikë, për të vijuar më pas drejt Mbretërisë së Bashkuar. Dyshohet se ai është një prej figurave kryesore të trafikut në Belgjikë.

Tashmë 29 vjeçari do të ekstradohet në Belgjikë, aty ku mund të dënohet deri në 20 vite burg nëse shpallet fajtor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button