Prokurimet publike: Çdo i treti tender me vetëm një ofertë, çdo i katërti i anuluar

Konkurrenca në prokurimin publik në gjysmën e parë të vitit 2019 është përkeqësuar krahasuar me dy vitet e kaluara. Në rreth 35 përqind të tenderëve të monitoruar, për prokurime publike, është regjistruar se kishin mbërritur vetëm një ofertë, tregon raporti i fundit nga monitorimi i rregullt i prokurimeve publike në vend për periudhën janar – qershor 2019, që e ka realizuar Qendra për komunikime civile. Numri mesatar i ofertave të pranuara në mostrën e tenderëve të monitoruar ka qenë 2.74, transmeton Meta.mk.

“Çdo i katërti tender (25.8 përqind) është anuluar plotësisht ose pjesërisht. Përveç bazave të zakonshme ligjore për anulim, është shtuar edhe mundësia e anulimit të tenderit, sipas udhëzimeve nga Byroja e prokurimeve publike, ndërsa pasi është realizuar kontrolli administrativ”, theksohet njoftimin e  Qendrës për komunikime civile.

Në raport theksohet se institucionet më së shpeshti nuk e shënojnë vlerën e parashikuar të tenderit në thirrjet për oferta, gjë që është në përputhje me ligjin, por është simptomatike për studiuesit që në shumë raste ofertat janë shumë afër vlerave të parashikuara të prokurimit, shumën e së cilës vetë ofertuesit nuk kane mund ta shohin në dokumentacionin e tenderit.

Në gjysmën e parë të 2019, me procedure jo transparente të negocimit, pa shpallje të thirrje për oferta, janë nënshkruar kontrata me vlerë prej 9.6 milionë euro, që është për 11% më pak se në periudhën e njëjtë vitin e kaluar, konstatojnë nga Qendra për komunikime civile.

Raporti më i ri nga monitorimi i rregullt tregon se institucionet në nivel lokal i realizojnë tenderët sikur Ligji i ri për Prokurime publike nuk vlen fare.

“Vërehen mangësi të shumta te tenderët lokalë, çmimi më i ulët është kriteri bazë, ndërsa ankandi elektronik është i pranishëm deri në 70 përqind të tenderëve edhe pse, kur ishin të detyrueshme, të dy llojet u kritikuan si shkaqe kryesore të problemeve në prokurimet publike. Anulimi i tenderëve nuk zvogëlohet, ndërsa konkurrenca bie ”, thuhet në raport.

Monitorimi i prokurimeve publike realizohet si pjesë e Shpenzimit publike në kuadër të aktiviteteve  për të mirën publike, të mbështetur nga Projekti i USAID-it për pjesëmarrjen qytetare. Qëllimi i këtij aktiviteti është të rritet efektiviteti i shpenzimeve publike duke ulur korrupsionin dhe duke rritur transparencën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button