Kjo është Ministrja e re për punë dhe politikë sociale në Qeverinë Teknike

Partia opozitare, VMRO-DPMNE ka propozuar biokimistin dr. Rashela Mizrahin si ministre për punë dhe politikë sociale në qeverinë teknike, transmeton Portalb.mk.

Gjithashtu, në Qeverinë teknike VMRO-DPMNE e propozoi Gordana Dimitrieska-Koçoskan për zv.ministre të Financave, ndërsa Cvetan Tripunovskin për zv.ministër të bujqësisë dhe Nevenka Stamenkovskan-Stojkovski për zv.ministre për shoqëri informatike dhe administratë.

Këto propozime pritet të nisin punën në Qeverinë teknike nga 3 janari i vitit 2020, kur edhe fillojnë përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve parlamentar të 12 prillit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button