Eco Guerilla: Të ndëshkohen të gjithë uzurpuesit e hapësirave publike

Eco Guerilla përshëndet aksionin policor ku janë arrestuar 5 të punësuar nga Komuna e Tetovës në lidhje me keqpërdorimet e bëra në privatizimin e pronave publike.

“Inkurajojmë organet e rendit dhe të hetuesisë që të zgjerojnë operacionin e hetimeve në Komunën e Tetovës për të zbuluar fajtorët e vërtetë që kanë lejuar dhe mundësuar uzurpimet masive të hapësirave tjera publike në qytetin e Tetovës dhe para drejtësisë të nxirren edhe peshqit e mëdhenj. Shkatërrimi i hapësirave të gjelbërta në qytet dhe shndërrimi i tyre në vendparkime private për ndërtesat banesore duhet të hetohet po ashtu dhe të përfundojnë në paraburgim edhe persona të tjerë që kanë gisht në këto aktivitete mafioze. Presim drejtësi joselektive!” kumton kjo organizatë.

LEXO: Policia e kërkon anëtarin e Këshillit Gjyqësor, Teofilovski, 5 të tjerë në Komunën e Tetovës janë arrestuar

Më shumë për hapësirat e uzurpuara mund të lexoni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button