Tensione gjatë protestave në Mal të Zi, u lënduan disa policë

Për shkak të miratimit të Ligjit për liritë fetare në më shumë qytete të Malit të Zi dje janë mbajtur marshe protestuese, ndërsa në Podgoricë kundër demonstruesve ka intervenuar policia, raporton Anadolu Agency (AA).

Marshet protestuese u organizuan në Podgoricë, Tivar, Pljevlja, Nikshiq, Berane, Danilovgrad, Pluzine dhe Tivat.

Në Podgoricë, qytetarët bllokuan rrethrrotullimin drejt Aeroportit të Podgoricës dhe goditën me gurë pjesëtarët e policisë, duke plagosur katër policë.

Policia ndërhyri dhe gjatë protestave para tempullit të Kishës Ringjallja e Krishtit në Podgoricë, hodhën gazi lotsjellës ndaj protestuesve. Rreth njëqind qytetarë nuk pranuan të linin platonë para tempullit dhe policia përdori gaz lotsjellës pasi ndaj policëve u hodhën gurë.

Protestuesit paraprakisht ishin mbledhur në qendër të qytetit dhe marshuan drejt ndërtesës së Prokurorisë së Lartë të Shtetit dhe Radio-Televizionit të Malit të Zi.

Drejtoria e Policisë theksoi se nuk do të lejojnë sulme ndaj pjesëtarëve të tyre ose shkelje të rendit dhe paqes publike. Ata pretendojnë se thirrjet nga personalitetet fetare sjellin deri te prishja e rendit dhe paqes publike, rrezikim të pronës dhe deri te lëndimi i pjesëtarëve të policisë.

“Për incidente të tilla në të ardhmen, do të konsiderojmë se janë përgjegjës organizatorët e këtyre aktiviteteve, përfshirë personalitete të kishës”, tha Drejtoria e Policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button