Sela tregon se sa deputetë do të kishte marrë Aleanca për Shqiptarët nëse del e vetme në zgjedhjet e prillit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela thotë se sipas analizave të partisë së tij, në qoftë se shkojnë të vetëm në zgjedhje, atëherë do të dalin fitues në bllokun politik shqiptar me 9 ose 10 deputetë. Këto komente i bëri në emisionin 360 gradë, në Alsat. Sipas tij, nëse shkojnë në koalicion vetëm me një subjekt politik nuk do kenë më pak se 13, ndërkaq koalicioni opozitar trepalësh garanton minimum 15 deputetë, njofton Portalb.mk.

Sela tha se pas Vitit të Ri, do të jetë i qartë koalicionimi i partive shqiptare në opozitë duke shtuar se nëse nuk arrihet marrëveshje për koalicionim me Lëvizjen BESA dhe Alternativën, atëherë mund të dalë e vetme në zgjedhje.

Ideja e koalicionit trepalësh, sipas Selës është që diferenca ndaj BDI-së të bëhet e madhe dhe të ketë një Qeveri stabile në numra. Andaj ka shtuar ai pasi të përfundojnë negociatat me partitë politike, do të ulen të bisedojnë edhe me sektorin jo-qeveritar.

Sipas tij, BDI-ja nuk do i marrë më shumë se shtatë deputetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button