RMV, Besian Mehmeti e ka fituar Çmimin e Madh për Arkitekturë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ndau Çmimin e Madh Vjetor për Arkitekturë, Besian Mehmetit, arkitektit që ndërtoi shkollën fillore ‘Kiro Gligorov’ në Shkup, së bashku me ekipin e tij arkitektëve Stefan Atanasoski, Nikola Kungulovski dhe Armend Hebibi, njofton Portalb.mk.

Ky çmim jepet nga Shoqata e Arkitektëve të Maqedonisë së Veriut ndërsa për ceremoninë u kujdes vetë Presidenti i Shtetit. Pendarovski në fjalimin e tij theksoi se çdo vepër arkitekturore, ndër të tjera, është rezultat i një seri kompromisesh, qoftë buxhetore, hapësinore apo kohore.

Besian Mehmeti nga Tetova, u cilësua si arkitekti më i mirë për shkollën më të bukur të ndërtuar ndonjëherë në Maqedoni.

Punimet për shkollën ‘Kiro Gligorov’ filluan në vitin 2016 me një buxhet prej 5.5 milionë eurosh. Shkolla e projektuar nga Mehmeti ka një hapësirë prej 12.100 metra katrorë dhe është një objekt modern me 21 klasa, akustikë perfekte, 7 kabinete të specializuara për lëndë të posaçme, kuzhinë, salla sporti dhe qendër të specializuar për fëmijë me paraliza cerebrale si dhe shumë hapësira të tjera për zhvillim e procesit mësimor në mënyrë të rregullt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button