Dragi Gjorgjiev: Sa më shpesh takoheshim me kolegët bullgarë, aq më shumë rriteshin tensionet dhe keqkuptimet

Dr Dragi Gjorgiev është drejtor i Institutit të historisë kombëtare, por aktualisht është në qendër të vëmendjes së publikut maqedonas sepse ai është një nga dy kryetarët, së bashku me kolegun e tij bullgar, Dr Angel Dimitrov, i Komisioni të përbashkët bullgaro-maqedonas për çështje historike dhe tekste shkollore.

Kohët e fundit ka pasur shumë akuza nga Bullgaria, përfshirë edhe nga Dimitrovi, që përfaqësuesit maqedonas e kanë pezulluar në mënyrë të njëanshme punën e komisionit dhe se paskan qenë të ndikuar.

Në një bisedë për “Meta.mk”, Gjorgjiev i mohon akuzat e tilla, duke theksuar se ngjarjet kanë treguar se presioni politik është shumë më i pranishëm në Bullgari dhe se nuk është ndërprerje e njëanshme e punës së komisionit, por thjesht mosmarrëveshje për numrin e takimeve që duhet t’i mbajë komisioni.

Bullgarët kanë insistuar në më shumë takime, që është kundër produktive, thotë bashkë-kryesuesi maqedonas i komisionit.

“Puna e Komisionit është në përputhje me Marrëveshjen për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe në nenin 8 thuhet se do të themelohen këto komisione (mendohet në Komisionin e përbashkët maqedonas dhe bullgar – vërejtje e autorit), do të takohen, por nuk është specifikuar a herë duhet të takohen. Ne filluam me shpresën se do të takoheshim dy herë, tre herë në vit, dhe do të kemi shkëmbime idesh, rekomandime, vërejtje … Që nga fillimi i pala bullgare shprehu dëshirë, tendencë, që këto takime të ishin më të shpeshta. Ne ramë dakord të kemi katër takime në vit. Por kjo nuk ishte e mjaftueshme për palën bullgare, kështu që ata donin gjashtë takime në vit. Dhe ne, për vitin 2019, tashmë kemi mbajtur gjashtë takime. Pastaj pati presion edhe për dy takime tjera, një në gusht dhe një në dhjetor.
Megjithatë, kuptohet, ne nuk pranuam, sepse unë personalisht mendoj dhe nga përvoja që kemi deri tani, e di që është kundër produktive. Sa më shpesh takoheshim, aq më shumë rriteshin tensionet, aq më shumë temat e ndjeshme shkaktonin keqkuptime midis nesh. Dhe për këto arsye, ne nuk e pranuam propozimin për një mbledhje në dhjetor, dhe duke pasur parasysh periudhën parazgjedhore në vendin tonë, sugjeruam që puna të pushojë, jo të ndërpritet! Asnjëherë nuk kemi thënë që takimet duhet të ndërpriten, as nuk dua që ato të ndërpriten, sepse mendoj se do të jetë i dëmshëm për ata dhe për ne, ndërsa procesi do të pësojë dëm. Propozuam që puna e komisionit të zhvillohet në mënyrë elektronike. Të shkëmbejmë shënime për librat shkollorë, rekomandime, nëse dalim me disa rekomandime, madje edhe ide për Goce Delçev … “- shpjegon Gjorgiev për Meta.mk.

Por ajo nuk u pranua nga pala bullgare dhe menjëherë është interpretuar se është pasojë e presionit politik. Por gjatë punës së Komisionit, është e qartë sa presioni nga pala bullgare ishte shumë më i madh, thotë drejtori i Institutit të historisë kombëtare.

“Kërkesa jonë nuk u pranua nga pala bullgare, dhe, më duhet të them, u interpretua në mënyrë arbitrare si ndërprerje politike e punës. Kinse ne kemi qenë nën ndikim të politikës këtu dhe që e kemi ndërprerë punën për arsye politike.
Por nëse shikoni prapa ndërhyrja e politikanëve në punën e komisionit bullgar dhe ndërhyrjen e politikanëve tanë, mund të shihet se ku presioni politik është më i madh në punën e komisionit … Dhe thjesht bëhet presion i vazhdueshëm për mbledhje të shpeshta, për takime mujore për të janë arritur disa qëllime dhe zgjidhje tregojnë në fakt se sfondi politik është më i pranishëm në punën e komisionit bullgar” – thotë Gjorgjiev.

Stuhi e re është ndezur në relacionin Shkup-Sofje

Ndryshe, stuhi e re është ndezur në relacionin Shkup-Sofje, pasi Akademia bullgare e shkencave (BAN) mori qëndrim që gjuha maqedonase nuk ekziston dhe se ajo është “normë e shkruar rajonale e gjuhës bullgare”. Veprimi i BAN-it është përgjigje e hapit të Asamblesë së ASHAM-it, e cila më 3 dhjetor miratoi Kartë për gjuhën maqedonase, në të cilën i ka shënuar faktet e pranuara shkencërisht për gjuhën maqedonase.

Historiani Dragi Gorgjiev, kryetar i ekipit të ekspertëve të Maqedonisë në Komisionin e përbashkët maqedono-bullgar për çështje historike dhe arsimore, thotë se nuk është i befasuar nga qëndrimi i këtillë i BAN-it.

Sipas tij, atmosfera e këtillë ka mbizotëruar edhe në takimet e Komisionit.

“Kolegët bullgar gjatë bisedave kanë shmangur t’i përdorin nocionet “gjuhë maqedonase”, “kombi maqedonas”, “kulturë maqedonase” në kuptim historik. Deri para pak kohe, në procesverbalet për punën e Komisionit janë përdorur nocionet “pala maqedonase” dhe “pala bullgare”, por edhe nga dy takimet e fundit në përdorim ka qenë shprehje tjetër: “historianët nga Republika e Maqedonisë së Veriut”. Shmangien e mbiemrit “maqedonas-e” e kanë sqaruar me dispozita nga Marrëveshja e Prespës, ku ajo nuk përdoret për institucione dhe trupa të formuar nga shteti, ndërsa në atë korpus po bëka pjesë edhe Komisioni si trup i formuar nga Qeveria”, thotë Gjeorgiev.

Sipas tij, nuk mund të flitet për ndërtim të marrëdhënieve të mira fqinjësore nëse e mohojnë historinë e Maqedonisë nga gjysma e dytë e shekullit 19 deri në vitin 1944 dhe nëse mbizotëron qëndrimi se në vitin 1944 me dekret jemi bërë maqedonas në Jugosllavinë federative.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button