Takimi mes Zaevit dhe Mickoskit, i kontestueshëm kandidati i VMRO-së për ministër të brendshëm në Qeverinë teknike

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka propozuar kandidat që nuk e lejon Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut, të bëhet ministër i Brendshëm në qeverinë teknike. Këtë propozim ai e ka bërë në takim me kryeministrin Zoran Zaev si dhe paraprakisht me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, njofton Portalb.mk.

Pas takimit me Mickoskin, Zaev tha se ka marrë propozimin edhe për ministrin e ri të Brendshëm teknik duke theksuar se ka dilema për të sepse ai vjen nga radhët e ushtrisë dhe për këtë duhet të bëhet një vlerësim nga ekspertët kushtetues që kjo figurë mos jetë në kundërshtim me e Kushtetutën e vendit.
Ai shtoi se për herë të parë që e dëgjon këtë emër dhe prandaj i duhet kohë për ta analizuar dhe njohur këtë figurë të re në politikë.

“Folëm për dy tema kryesore. Tema e parë ka të bëjë me përbërjen e re qeveritare. Tema e dytë ka qenë diskutimi mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ai foli edhe për ministrin e Brendshëm teknik dhe ai vjen nga radhët e ushtrisë dhe këtu duhet të bëjmë një vlerësim nëse është kundër Kushtetues. Prandaj duhet të dëgjojmë më parë nga ekspertët. Për herë të parë dëgjoj për ministrin e ri. I thashë më parë Mickoskit se do të informohem se kush është , karriera e tij ku ka shërbyer dhe më pas di t’i kthej përgjigje, nuk e kam idenë kush është ky njeri. Prandaj kemi kohë edhe disa ditë ta diskutojmë emrin e tij”- tha Zaev.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se ia ka shpalosur, mes tjerash, kryeministrit Zoran Zaev emrin e kandidatit të kësaj partie për ministër të Punëve të brendshme në Qeverinë teknike të Maqedonisë së Veriut. 

“Pres konfirmim nga LSDM-ja për ta shpallur emrin e tij.” tha Mickoski. Ai njoftoi se janë dakorduar që të hënën të vendosin edhe për propozimet e tjera në Qeverinë teknike.

“Lidhur me çështjen e dytë biseduam për propozimet e tjera siç janë ministri teknik për punë dhe politikë sociale, zëvendës ministrat teknik në resorët e bujqësisë, finansave dhe administratës. Përafërsisht dëgjuam nga kryeministri në largim Zaev për profilin e personaliteteve që kryeministri teknik pret nga ana e VMRO-DPMNE-së. Të hënën u dakorduam që para se të publikohen emrat do të kemi një konsultim përmes telefonit dhe më pas pasi të përfundojmë atë konsultë telefonike ti publikojmë për opinionin”. tha ai.

Dragan Kovaçki

Propozimi është Dragan Kovaçki, profesionist në fushën e sigurisë. Ai vjen nga radhët e ARM-së, pjesëmarrës në shumë misione paqeruajtëse. Kushtetuta dhe Ligji për punë të brendshme nuk lejojnë që në krye të kësaj ministrie mund të emërohet vetëm një person që në tre vitet e fundit ka qenë kuadër civil dhe jo ushtarak.

Neni 97 i Kushtetutës
Organet e administratës shtetërore në fushën e mbrojtjes dhe policisë i udhëheqin
persona civilë, të cilët drejtpërsëdrejti para zgjedhjes në ato funksione kanë qenë
civilë së paku tre vjet.”

Paraprakisht, Mickoski u takua me Ali Ahmetin, liderin e BDI-së.

Sipas ligjit, opozita duhet të vjen në konsultime për propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe ai të pranohet nga pushteti (dy partitë më të mëdha).

Në takimin e liderëve te presidenti Pendarovski,u dakordua që më 12 prill të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas procedurës, 90 ditë para zgjedhjeve duhet të formohet qeveri teknike ose ajo të ndodh më 3 janar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button