Ahmeti për ndryshimin e datës, por kundër ndryshimit të modelit zgjedhor

Ali Ahmeti, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) theksoi se data e zgjedhjeve mund të ndryshon, nëse pajtohen partitë në një takim të ri te Presidenti, transmeton Portalb.mk.

“Do të duhet të konvokojmë mbledhje të re nga presidenti i shtetit që ta kontestojmë datën e harmonizuar. Dhe të gjithë do të duhet atje t’i prezantojnë qëndrimet e tyre nëse pajtohen apo jo. Unë do të pajtohesha që presidenti i shtetit të konvokojë mbledhje. Dhe t’i shohim shkaqet e vërteta, nëse do të pajtoheshin të gjithë të anulohen zgjedhjet”, deklaroi Ahmeti.

Ahmeti është shprehur përsëri kundër ndryshimeve në kodin zgjedhor, duke theksuar se nuk ka kohë pë reforma zgjedhore, si dhe ‘është me rëndësi të ketë debat dhe pajtueshmëri nga të gjitha paritë politike’.

Përkundër asaj se ishin të ftuar gjithë liderët dhe partitë politike në debatin për ndryshime zgjedhore në Kuvendin e RMV-së, pa anashkaluar edhe qytetarët, në këtë seancë munguan VMRO-DPMNE dhe BDI-ja. Këta dy partitë kanë dorëzuar 6 mijë amendamente.

Ai nuk tregoi se cili kandidat është i favorshëm për kryeministër teknik, Oliver Spasovski apo Milla Carovska.

LEXO: VMRO-DPMNE dhe BDI-ja refuzoi debatin e Kuvendit për ndryshimet zgjedhore
LEXO: Sot në Kuvend iniciativa për ndryshimet zgjedhore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button