Spasovski: Fund keqpërdorimeve, raportet edhe në formë elektronike

Me vendosjen e raporteve policore në një data bazë elektronike, Ministria e Punëve të Brendshme do të përpiqet në ngushtoj mundësinë e keqpërdorimeve gjatë ekspertizave të aksidenteve në trafik.

Ministri Oliver Spasovski gjatë prezantimit të këtij softueri tha se çdo polic gjatë kryerjes së raportit me shkrim në vendin e ngjarjes është i detyruar që brenda turnit në stacionin policor të plotësoj raportin edhe në formë elektronike. Kjo sipas tij, do të ulë mundësinë të bëhen gabime apo keqpërdorime të mundshme për të favorizuar njërën palë në një ndeshje në komunikacion, transmeton Alsat M.

“Deri më tani kohëzgjatja e raportit mund të zgjaste një apo dy – tre muaj. Ky interval kohor ka dhënë mundësi të ketë gabime apo lëshime të qëllimshme apo jo. Përse? Sepse deri më tani ne nuk kemi pasur një sistem të unifikuar që të futen ato të dhëna të mbledhura nga vendi i ngjarjes. Tani, në këtë pjesë mënjanohet të gjitha ato mundësi për çfarëdolloj mungese të një të dhëne të caktuar, me qëllim apo pa qëllim, dhe në këtë mënyrë mundësojmë të kemi një raport të shpejtë”, tha Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button