ASH: Qytetarët presin për drejtësi, punësim, liri të shprehjes dhe siguri

Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar në lidhje me zbatimin e drejtësisë në proceset shtetërorë në RMV, transmeton Portalb.mk.

“Niveli i ulët i sundimit të ligjit, mosrespektimi i të drejtave personale dhe ekonomike, mungesa e lirisë së shprehjes dhe informimit, mungesa e sigurisë janë vetëm disa nga indikatorët që treguan se Maqedonia e Veriut nga viti i kaluar e deri tani nuk ka shënuar ndonjë ndryshim në arritjen e shtetit të së drejtës”, deklarojnë nga ASH-ja.

ASH-ja thekson se vendi ka nevojë për reforma serioze, sepse qytetarët po presin për drejtësi, ndërsa politika është ajo e cila duhet të sjellë drejtësinë në çdo institucion shtetëror.

“Sipas Insitutit amerikan Kato, Maqedonia e Veriut sërish radhitet e 56-ta me rend, gjë që tregon qartë se vendi ka nevojë për reforma serioze. Të akuzuarit pa faj presin për drejtësi; të diskriminuarit në punësime presin për drejtësi; jetët njerëzore presin siguri; gazetarët presin liri të shprehjes; qytetarët presin barazi ekonomike dhe respektim të të drejtave dhe dikush patjetër duhet t’ua sigurojë këto të drejta”, deklarojnë nga ASH-ja.

Partia opozitare përkujton se RMV-ja në këtë aspekt është pas shumë vendeve të rajonit, si pas Kroacisë, Shqipërisë, Bullgarisë, Malit të Zi e Bosnje dhe Hercegovinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button