Nuredini: Tenderi për heqjen e lindanit është i suksesshëm, pastrimi fillon në vitin 2020

Instalimin e filtrit në sistemin e ngrohjes në Gjinekologjinë e Çairit, si dhe në spitalin e Kumanovës, që nuk do të ndot, nga fillimi i vitit të ardhshëm i paralajmëroi, ndër të tjera në takimin e sotëm të Vitit të Ri Ministri i mjedisit jetësor Naser Nuredini. Ai e përshëndeti protestën e të rinjve të cilët kërkojnë ajër të pastër dhe tha se i mbështet kërkesat e tyre për të punuar në eliminimin e shkaqeve për ndotje të ajrit, transmeton Meta.mk.

Ministri gjithashtu paralajmëroi ndryshime edhe në Ligjin për mjedisin jetësor për përfshirjen e statusit të zonës së kontaminuar. Ai gjithashtu informoi se tenderi ndërkombëtar për pastrim të lindanit, i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial (UNIDO) ka përfunduar me sukses, ndërsa nga UNIDO duhet të informojnë në lidhje me rezultatin e procesit, se në fillim të vitit të ardhshëm pritet të mësohet se kush e ka marrë tenderin dhe në fund pret të fillojë procedura për pastrim të deponisë së vogël me lindanin helmues në oborrin e OHIS-it. Pastrimi i kimikateve të tjera që gjenden në oborr u tha që është duke u zhvilluar procedura për marrje të lejeve nga të gjitha vendeve ku do të kalohej për të transportuar kimikatet deri në Zvicër.

Ministri u lavdërua me një dosje të trashë projektligjeve që kanë dalë nga ministria e tij, e që hyjnë në procedurë qeveritare dhe që synojnë të rregullojnë më mirë fushat më problematike në sektorin e mjedisit jetësor. Ai e paralajmëroi Ligjin e ri për Menaxhim me mbeturina dhe 5 ligje nga fusha e rrjedhave të veçanta të mbeturinave – për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit për menaxhimin e mbeturinave, paketimin, mbeturinat dhe bateritë, ligjin për pajisjet elektrike dhe elektronike dhe mbeturinat. pajisje elektrike dhe elektronike që hidhet dhe për rrjedhat polotësuese të mbeturinave në sistemin e përgjegjësisë së prodhuesve.

“Me tekstet e reja të propozuara bëhet harmonizimi me legjislacionin e BE-së dhe sigurohet zbatim i parimeve të ekonomisë cirkulare në vendin tonë, përkatësisht përqendrimi vendoset në parandalimin e mbeturinave, ndërsa në të njëjtën kohë ofrohen zgjidhje për të kapërcyer sfidat me të cilat përballemi me sistemin e mëparshëm të menaxhimi rajonal i mbeturinave dhe arritjen  e synimeve tona kombëtare për riciklim të mbeturinave”, theksoi Nuredini. Njëkohësisht, ministri njoftoi se së shpejti do të fillojë ndërtimi i një sistemi rajonal për administrim të mbeturinave që përfshin edhe një deponi rajonale në Rajonin e planit Verilindor.

Po hartohet një projektligj i ri për natyrën, i cili do të duhet të harmonizohet plotësisht me legjislacionin e BE-së për përcaktimin e zonave në rrjetin evropian të zonave të mbrojtura Natura 2000, si dhe projektligjin për emetimet industriale me çka bëhet transpozimi i Direktivës së BE-së për emetime industriale.

Nuredini, i cili në këtë funksion është më pak se gjashtë muaj, tha se po përpiqen t’i harmonizojnë nevojën për të ruajtur zonat e mbrojtura duke mos lëshuar koncesione për hidrocentrale të vogla të reja, por pohon se ishte e pamundur të ndërhyhet te ato që tashmë janë lëshuar sepse kjo do të ketë ndikim drastik për reputacionin e vendit te investitorët e huaj, veçanërisht pas çështjes së minierës Ilovica dhe padisë së shpallur nga Euromaks Risorsis.

Ai gjithashtu nuk mundi të jepte afat të saktë për atë se deri kur do të zgjatë procesi i shpalljes së Mali Sharr për park kombëtar, por tha se edhe ai e dëshironte shumë atë gjë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button