Glauk Konjufca u zgjodh Kryetar i Kuvendit, ky është fjalimi i parë i tij (VIDEO)

Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i ri Kuvendit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Konjufca ka marrë 75 vota të deputetëve të ri të Kuvendit. Përveç partisë së tij pro Konjufcës kanë votuar edhe deputetët e LDK-së, ndërsa PDK dhe AAK e kanë kundërshtuar atë.

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, iu është drejtuar deputetëve të pranishëm për herë të parë në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

”Ne qysh në fillim duam që t’ju falënderojmë që e themeluat legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës. Ju falënderoj që na besuat këtë detyrë të rëndësishme”.

Ai u shpreh mirënjohës ndaj qytetarëve për besimin e dhënë, ndërsa garantoi që si Kryesi e Kuvendit do t’i kryejnë detyrat e tyre sipas ligjeve, njofton Klan Kosova.

”Ne ju garantojmë që si Kryesi e Kuvendit të Kosovës do t’i kryejmë detyrat tona me shumë nder, sipas Kushtetutës së Kosovës dhe sipas ligjeve në fuqi”.

”Falënderojmë edhe korin diplomatik të Kosovës, ambasadorët dhe të gjithë mysafirëve që na kanë premtuar me këtë prezencë të tyre në këtë seancë konstituive”.

”Mbi të gjitha unë i bashkangjitem urimit tuaj si deputet i Kuvendit të Kosovës për ata që janë më të rëndësishmit – për qytetarët, pa të cilët s’do ishim as ne këtu ku jemi në këto ulëse”.

Me këtë fjalim Konjufca dhe e përmbylli seancën e sotme.

”Të nderuar deputetë, me këtë rast i mbyll punimet e seancës konstituive. Mirupafshim në seancën e radhës, të cilën sapo ta caktojmë do t’njoftoheni me kohë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button