ASH: Sistematizimi në MPB bëhet për blerje votash

Aleanca për Shqiptarët pyet publikisht ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski pse ende nuk ka ligj të ri për Punë të Brendshme dhe polici; me çfarë të drejte ligjore dhe kushtetuese bëhet sistematizimi dhe avancimi i kuadrove të policisë; ku është zëvendësministri shqiptar të flas për përfaqësimin e ulët të shqiptarëve në MPB, njofton Portalb.mk.

“E kujtojmë zv.ministrin e BDI-së se përqindja e shqiptarëve në hierarkinë e MPB-së është vetëm 4%! Departamenti për Punë të Brendshme pranë Aleancës për Shqiptarët vlerëson se në një kohë si kjo, në prag të zgjedhjeve është joligjore të bëhet sistematizim në MPB. Ndërkaq bëjmë thirrje që çështjet e MPB-së të fillojnë të rregullohen me ligj, dhe jo me vendime të qeverisë, sepse një praktikë e tillë dëshmon ndikimin partiak në organe shtetërore shumë të rëndësishme siç është Ministria për Punë të Brendshme. Nuk është hera e parë që ndodhin skandale të tilla në prag të zgjedhjeve me qëllim të shfrytëzimit të 54pozicioneve brenda institucionale për ndikim në zgjedhje, kjo dëmton demokracinë dhe zgjedhjen e lirë të qytetarëve”, thonë nga ASH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button