Presidenti i Brazilit humbi kujtesën pas rrëzimit

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, deklaroi se ka humbur kujtesën pas rrëzimit në rezidencën e tij, për shkak të cilës ishte shtruar në spital, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Rrëshqita dhe rashë në shpinë. Ishte një goditje mjaft e keqe, por do të kujdesem për veten”, deklaroi Bolsonaro për programin Brasil Urgente.

Ai theksoi se incidenti ka ndodhur të hënën në mbrëmje në banjë.  “Në atë moment humba kujtesën. Të nesërmen, këtë mëngjes, arrita të kthej shumë gjëra dhe tani jam mirë. Nuk e dija, për shembull, çfarë bëra dje”, tha ai.

I pyetur për shëndetin e tij, presidenti 64-vjeçar tha se shëndeti i tij është i mirë, por shtoi se “Goditja me thikë, mosha, janë një kombinim i rrezikshëm”.

Duke marrë detyrën më 1 janar, Bolsonaro iu nënshtrua katër operacioneve për të trajtuar plagën me thikë si rezultat i një sulmi me thikë gjatë fushatës së tij presidenciale në shtator të vitit 2018.

Ai u dërgua në Spitalin e Forcave të Armatosura në Brasilia dhe u la i lirë nga spitali të martën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button