Nga një e sharë ndaj Ramizit, mediat greke bënë ‘vdekje për jobesimtarët’

Si kuadër të programit për të luftuar dezinformatat dhe lajmet e rreme, që në Ballkan po i kalojnë kufijtë shumë shpejt dhe po shfaqen në mediat e ndonjë vendi tjetër e ndonjëherë edhe në gjuhë tjetër, Meta.mk e transmeton rregullisht atë që është aktuale në shërbimet përkatëse për kontroll të fakteve dhe luftën kundër dezinformatave në rajon, përkatësisht nga Kroacia në veri e deri në Greqi në jug, shkruan Meta.mk.

Shërbimi grek kundër dezinformatave në publik “Elinika Houksis” përgënjeshtron një pohim të rremë në një faqe greke, që një grafiti të shkruara me shkrim arab në murrë në një rrugë të Selanikut e ka shpallur si thirrje për “vdekje të pabesëve”. Por kërkimi i së vërtetës që e ka bërë “Elinika Houksis” ka zbuluar se bëhet fjalë për një të sharë e drejtuar ndaj një personi (Ramiz).

Teksti me foto, të cilin e ka analizuar shërbimi grek për luftë kundër dezinformatave është botuar në makeleio.gr, ndërsa është ribotuar në oxafies.com dhe është shpërndarë në disa llogari në Twitter. Në të është pretenduar që “migrantët e paligjshëm në rrugën I. Koletis në Selanik shkroie kishin shkruar sloganin “Vdekja e jobesimtarëve”, duke iu referuar jo-myslimanëve.

“Elinika Houksis” ka bërë analizë të tekstit të shkruar, duke zbuluar se bëhet fjalë për një tekst me tre fjalë, ndërsa fjala e parë ishte “Ramiz” ndërsa dy të tjerat ishin të shara, përkatësisht se pretendimi që grafiti kinse kishte kërkuar “vdekje për jobesimtarët” ishte jo i saktë.

Është interesant që analiza është mjaft e gjerë, me shpjegime të gjera të kuptimeve të fjalëve dhe shkronjave, në të cilat fjala “kafir” nuk gjendet fare, e që në arabisht do të thotë “jobesimtar”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button