Borxhi publik i RMV-së ka arritur rekord prej 5,4 miliardë euro

Borxhi publik i vendit tonë, përfshirë me tremujorin e këtij viti ka arritur 5,4 miliardë euro ose 48,6% e Bruto Prodhimit  Vendor (BVP), që është më i larti që nga pavarësimi i shtetit, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në fund të vitit 2018-të borxhi publik ka qenë 5,2 miliardë euro. Matematika tregon se për 9 muaj borxhi është rritur për 200 milionë euro.

Foto e Ministrisë së Financave
Foto e Ministrisë së Financave

Borxhi publik, është i definuar me Ligjin për borxh publik sipas të cilit ai paraqet mbledhje të borxhit shtetëror dhe borxhit të ndërmarrjeve publike të bëra nga shteti ose nga komunat, Qyteti i Shkupit, por edhe shoqëritë tregtare të cilat janë në pronësi të plotë ose me shumicë të pronësisë së shtetit ose të komunave dhe Qytetit të Shkupit për të cilat shteti ka dhënë garanci shtetërore,

Sipas strategjisë së re fiskale për vitet 2020-2022, pritet që të rritet, ndërkaq më pas në mënyrë të shkallëzuar të ulet borxhi publik.

“Në kushte të rritjes së borxhit të garantuar deri në vitin 2021 për shkak të zbatimit të projekteve kryesisht në infrastrukturën rrugore me borxhe të garantuara prej shtetit dhe uljen e tij në vitin 2022, pritet që të rritet nga pak borxhi publik në borxh të përgjithshëm deri në 52,3% të BVP-së në vitin 2020, ndërkaq më pas në ulje prej 50,8% të BVP-së në vitin 2021 dhe 49,1% të BVP-së në vitin 2022”, shkruhet në strategji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button