Rasti i “Shvercerave” në teatër, Qeveria kërkoi të kompensohet dëmi nga organizatorët dhe të gjobitet drejtoresha

Në seancën e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është miratuar informata për ngjarjen e 23 nëntorit, kur në Teatrin kombëtar të Maqedonisë është organizuar festa e jubileut të grupit të tifozëve “Shvercerë”, njofton Portalb.mk.

“Qeveria e ka obliguar Ministrinë e Kulturës që në procedurë përkatëse të i urdhërojë drejtoreshës së Teatrit Kombëtar të Maqedonisë nga organizatorët e ngjarjes të kërkojë kompensim të dëmit të bërë gjatë kohës së ngjarjes, ndërkaq drejtoreshës t’i shqiptohet dënim me zvogëlim të rrogës prej 15% në kohëzgjatje prej 3 muajve, pasi që ka bërë lëshime dhe ka dhënë pajtueshmëri pa marrëveshje të shkruar”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Përndryshe, në TKM, më 22 nëntor u realizuan dy ngjarje, Akademia Solemne për Ditën e Alfabetit Shqip dhe Kremtimi i 30-vjetorit të ekzistimit të grupit të tifozëve “Shvercerat”, por bujë nga në publik u bë për të fundit.  Sipas drejtoreshë Urginovska, “Shvercerat” “kanë pasur sjellje vandale në sallë dhe kanë dëmtuar inventarin”, ndërkohë aktin e deklaruar vetëm nga ajo, dhe të paverifikuar deri tash nga MPB-ja, e kanë dënuar edhe nga vetë Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button