5 simptoma të çuditshme fizike që tregojnë se ke probleme me mënyrën si ushqehesh

A ju ka ndodhur ndonjëherë që të keni ndonjë simptomë misterioze në trup? Para se të kërkoni me vrap në Google se çfarë po ndodh me ju, mendoni se mund të jetë një problem që lidhet me mënyrën sesi ushqeheni dhe kjo më pas reflektohet në fizikun tuaj! Nutricionistja Brittany Kohn ka bërë një përmbledhje të pesë shenjave të çuditshme që tregojnë se ju keni probleme me mënyrën si hani!

Ju kap shpesh ngërçi i muskujve. Nëse goditeni gjithnjë e më shpesh me shtrëngim të dhimbshëm të muskujve kjo mund të jetë një shenjë që niveli juaj i magnezit, një mineral që ndihmon në rregullimin e funksioneve të trupit po qarkullon dobët. Mblidhni rezervat tuaja duke ngrënë më shumë banane, bajame dhe zarzavate me gjethe të errëta dhe jeni në rregull, transmeton Revista Class.

Gjymtyrët tuaj janë të mpirë. Kjo ndjenjë e frikshme mund të jetë rezultat i niveleve të ulëta të vitaminave B, konkretisht B6, folateve, dhe B12-kjo e fundit një vitaminë e gjetur zakonisht në produktet shtazore. Duke konsumuar më shumë spinaq, fasule dhe vezë ju do mund t’i rregulloni këto nivele.

Ju doni shumë akull. E çuditshme tingëllon, por etja për sa më shumë akull është një shenjë e mungesës së hekurit. Ekspertët nuk janë saktësisht të sigurt pse, por një studim i kohëve të fundit teorizon se akulli çon në një nxitje shumë të nevojshme të energjisë mendore për të luftuar lodhjen. Në vend që të mbeteni tek dera e frigoriferit gjithë kohës, ngrini nivelin e hekurit përmes mishit të kuq, fasuleve ose thjerrëzave.

Thonjtë tuaj thyhen shpejt. Nëse thonjtë tuaj duken të brishtë, hekuri i ulët mund të fajësohet përsëri. Nëse nuk hani mish, konsumoni një supë me thjerrëza. Është fantastike për gjithë organizmin tuaj.

Buzë të plasaritura. Plasaritja në qoshet e gojës tuaj që nuk përmirësohet me një balsam buzësh mund të shkaktohet nga mungesa e riboflavinës (vitaminës B2). “Mund të ketë të bëjë edhe me mos marrjen e mjaftueshme të vitaminës C”, thotë Kohn. Produktet e qumështit janë burime të shkëlqyera të riboflavinës, dhe ju mund të gjeni vitaminën C në agrumet dhe zarzavatet me gjethe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button