Me pikëpagesën e re në Demir Kapi, taksa rrugore Shkup – Gjevgjeli – Shkup do të kushtojë 720 denarë

Pikëpagesa e re në Demir Kapi në autostradën e Korridorit 10 do të jetë gati për t’u lëshuar për një muaj e gjysmë. Në këtë stacion pagese do të mblidhet këmbimi për kilometrat e kaluara në seksionin nga Gradsko deri në Demir Kapi, ndërkaq qytetarët për automjetet e tyre do të paguajnë nga 80 denarë në një drejtim. Lartësia e kompensimit për këtë pikëpagesë është konstatuar në vendimin për lartësinë dhe mënyrën e pagesës së kompensimit për përdorimin e rrugës, që është miratuar në qershor të këtij viti, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Me ndërtimin e pikëpagesës së re në Demir Kapi, qytetarët në të ardhmen do të duhen të paguajnë nga 360 denarë në një drejtim për vozitje në autostradën prej Shkupit deri në Gjevgjeli, nëse mbetet në fuqi vendimi aktual i pikëpagesave.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov, në konferencën e djeshme për shtyp në Qeveri ka theksuar se llogaritja e kompensimit për pikëpagesa është sipas të njëjtës metodologji që është miratuar nga qeveria paraprake. Vlera e kompensimit për distancën e vozitjes për një kilometër është 2.5784 denarë për automjetet e kategorisë B.

“mendoj se kemi çmime të pranueshme, të cilat gjithsej investohen në mirëmbajtjen e rrugëve. Ekspansioni ndërtimor do të mbarojë prej 5 deri në 7 vjet. Pastaj, pas disa vlerësimeve të BERZh, vetëm për mirëmbajtjen e atyre rrugëve do të duhen rreth 100 milionë euro në nivel vjetor”, theksoi Kitanov.

Pikëpagesa në Demir Kapi duhet të jetë pikëpagesa e fundit që do të ndërtohet në Korridorin 10 në vend, ndërkaq lëshimi i saj në funksion është rezultat i kryerjes së plotë në nivel të autostradës së rrugës prej në Tabanovc deri në Gjevgjeli. Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetore në fund të gushtit të këtij viti e lëshoi në përdorim pikëpagesën në Gjevgjeli, e cila do të mbledh kompensiom për shfrytëzimin e seksionit Demir kapi – Gjevgjeli dhe ku do të paguhet nga 100 denarë për automjet në një drejtim.

Në Korridorin 10 është vendosur sistem elektronik për pagesën e taksës rrugore, me të cilën qytetarët mund të realizojnë lirime prej 2 deri në 7% për taksën nëse i shfrytëzojnë kartelat elektronike ose tagat. Për zvogëlimin e çmimit të pikëpagesave prej 2%, duhet që të kryhet plotësim prej 2% të pajisjes elektronike, derisa lirimi prej 7% kanë vetëm ata qytetarë që kryejnë rimbushje të kartesë ose tagut për shumë prej mbi 300.001 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button