Bllokadat për “TNT” arritën sukses, pas dy vjetëve punë, rasti do të kthehet në rigjykim

Të akuzuarit në rastin “TNT”, në krye me ish kryeministrin e arratisur në Hungari, Nikolla Gruevski, shënuan fitore dhe gjykimi për shkatërrimin e paligjshëm të kompleksit “Kosmos” të Fijat Canoskit fillon më 17 janar prej fillimit, në vend që sot, pas dy vjetëve punë të kishte aktgjykim. Kjo erdhi pasi avokatët në fund të procesit gjyqësor dyvjeçar e bllokuan procesin, sipas ligjit, njofton Portalb.mk.

Duke e mësuar se këtu ditë dy anëtare të porotës në këtë Këshill Gjykues në Gjykatën penale i mbushin 60 vjet dhe me atë u ndërpritet mandati, ata arritën të kenë sukses që ta kontestojnë përfundimin. Avokati Jovica Strashevski që nga fillimi, sot e njoftoi gjykatën se i akuzuari Toni Trajkovski, i cili sipas akuzës pas urdhrit të Nikolla Gruevksit dhe Mile Janakieskit ka furnizuar eksploziv dhe e ka nxitur Elisaveta Najdovskën që në mënyrë të paligjshme ta shkatërrojë kompleksin Kosmos, është kthyer në spital.

“Sot anëtarja e porotës, Liljana Jovanovska, Koçovska, ka mbushur 60 vjet. I ndërpritet mandati. Kërkoj që të ndërpritet gjykimi dhe atë ta ndërrojë anëtar tjetër i porotës”, tha Merxhan Dauti, avokati i Elisaveta Najdovskës. Me të njëjtën kërkesë dolën edhe mbrojtësit e tjerë në “TNT”.

Prokurori Burim Rustemi tha se Këshilli Gjyqësor duhet që të vendos nëse do t’u ndërpritet, ose do t’u vazhdohet mandati i anëtarëve të porotës.

“Më tej kërkoj ndarje të procedurës kundër të akuzuarit Toni Trajkovski, Nase Ralev dhe Aleksandra Avramovska”, tha Rustemi.

Sipas propozimit të tij, në pjesën tjetër të “TNT” duhej të mbetet i arratisuri Gruevksi, Mile Janakieski dhe Elisaveta Najdovska, e cila ka provuar që nëpërmjet avokatit Dauti i cili është shqiptar, ta zvarrit procedurën duke kërkuar përkthim të materialit në gjuhën shqipe.

Gjatë ndërrimit të anëtarit të porotës, gjykimi kthehet në zero, në fjalët hyrëse dhe deklarimin për faj. Gjithçka që është punuar në këto dy vjet, nuk vlen, duhet gjithçka që të nxirret si për herë të parë.

“Shuaj, do të jemi në shtëpi për  Vit të Ri. Unë thash në burg do të festojmë”, qeshën të akuzuaritm të punësuar në Komunën e Gazi Babës, të cilët sipas akuzës kanë qenë të nxitur nga ish kryetari Trajkovski dhe kanë ndihmuar që të kryhet shkatërrimi i paligjshëm i Kosmosit, pasi që në vitin 2011 Cakonski e ka lëshuar koalicionin me Gruevskin.

Ndryshe, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në mars të vitit 2015, gjegjësisht në të ashtuquajturën “Bombën e 13” apo materialin e përgjuar, ka lëshuar një bisedë për të cilën thotë se Gruevski duke biseduar me Janakievskin pranon se e ka gënjyer pronarin e kompleksit të rrënuar “Kosmos”, Fijat Canovski, lidhur me dokumentacionin e këtij kompleksi.

“Më erdhi këtu, asnjëherë nuk e kam parë më të frikësuar. Asnjëherë nuk kam parë dikë aq të frikësuar. Më tha se do ta sjellë Velinë (Ramkovskin) që të merremi vesh. I thash se do të mendoj dhe do ta thërras sonte. Më tha : ‘Të lutem më thirr sonte, se nesër fillon ramazani, dua ta pres i qetë”, dëgjohet duke thënë Gruevski. Ai gjatë tërë kohës qeshet me zë lidhur me frikën që e ka vërejtur te Canovski.

“I thash se ka gabime. Ai pranoi se ka gabime, e lëshova në ujë pak..”, dëgjohet të ketë thënë Gruevski, për më shumë dëgjojeni incizimin telefonik të mëposhtëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button