Në janar do të ketë një tender për përfundimin e fazës së parë të autostradës Gradsko – Prilep

Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore planifikon që muajin e ardhshëm të shpallë një tender për të përzgjedhur kompaninë e ndërtimit për të përfunduar fazën e parë të autostradës Gradsko – Prilep, transmeton Meta.mk.

Pauza prej muajsh për ndërtimin e 10 km të ri midis grykave Farishës dhe Drenovës erdhi pasi verën e kaluar u anulua kontrata me ish-kontraktuesin e mëparshëm “Konstruksiones Rubau S.A.” ndërsa të dyja palët akuzoheshin mes veti për arsyet e ndërprerjeje dhe vendosën që të kërkonin arbitrazh në gjykatë .

“Arbitrazhi do të zgjasë një vit ose dy, sepse këto procedura janë të tilla. Ato nuk varen nga ne”, tha drejtori i NP rrugët shtetërore, Zoran Kitanov, në konferencën e djeshme për shtyp në qeveri.

Procedimi i arbitrazhit ndërmjet NP rrugët shtetërore dhe kontraktuesit spanjoll do të vazhdojë, por ajo është plotësisht i ndarë nga përfundimi i ndërtimit të autostradës. Ekspertë të Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZh), e cila i ka dhënë hua fondet për ndërtimin e fazës së parë, kanë qenë në vend këtë muaj dhe është rënë dakord që të vazhdojnë punën e ndërtimit. Me ekspertë e angazhuar është bërë analizë e të gjithë projektit dhe është vërtetuar se rreth 35% e punëve ndërtimore kanë përfunduar deri më tani, ndërsa segmentet e mbetura për t’u përfunduar do të ndërtohen nga një kompani e re që duhet të përzgjidhet.

“Pritni që tenderi të shpallet në janar. Këtë pranverë do të vazhdojnë edhe punimet”, tha drejtori Zoran Kitanov.

Ekspres rruga Gradsko – Prilep po ndërtohet në tre faza. Aktualisht, pa pengesa po realizohet ndërtimi i trasesë mes Gradskos dhe grykës së Drenovës, ndërsa së shpejti duhet të fillojë ndërtimi i fazës së tretë nga Prilep deri te ura në lumin Lenishka dhe nga fshati Bellovodicë deri në guroren “Mavrova”. Komplet ekspres rruga e Korridorit 10 duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2022.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button