“Titanik 2”, Gjykata e Apelit i ka shfuqizuar dënimet me burg për Thaçin dhe Mijallkovin

Gjykata e Apelit i ka shfuqizuar aktgjykimet për lëndën “Titanik 2”, kundër ish shefit të Policisë Sekrete Sasho Mijallkov, kryetarit të PDSH-së, Meduh Thaçi, ish anëtarit të KSHZ-së nga radhët e PDSH-së, Bedredin Ibraimi, por edhe tre ish anëtarëve të KSHZ-së nga VMRO-DPMNE, njofton Portalb.mk.

Aktgjykimet janë shfuqizuar dhe lënda është kthyer në rigjykim, pas udhëzimeve të Gjykatës së Apelit e cila ka theksuar se ka pasur shkelje thelbësore nga ana e Gjykatës Penale.

Këtë lëndë gjyqësore e ka udhëhequr gjykatësi Ognen Stavrev, ndërkaq në Këshillin Gjykues ka qenë edhe gjykatësi Osman Shabani.

Në Gjykatën Penale në Shkup, më 8 mars është shpallur aktgjykimi për rastin “Titanik 2”. Për 6 persona, janë parashtruar 19 vjet e 8 muaj dënim me burg.

Ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov është dënuar me 3 vjet
Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi me 3 vjet e 2 muaj.

Ish anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ): Bedredin Ibraimi me 4 vjet e 6 muaj, Aneta Stefanova me 3 vjet, Vllatko Sajkovski me 3 vjet dhe Sasho Sërcev me 3 vjet.

Sipas aktakuzës, Sasho Mijallkovi, duke e shfrytëzuar fuqinë e vet të cilën e ka pasur në shoqëri dhe raportet e afërta me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçin, në vitin 2013-të, është paraqitur te ai dhe i ka kërkuar, që anëtari i KSHZ-së nga PDSH-ja, Bedredin Ibraimi të votojë për shkatërrim të votimit në vendvotimin në Strumicë, edhe pse për atë nuk ka pasur bazë. Thaçi është paraqitur te Ibraimi, dhe ai ka votuar për shkatërrim.

Anëtarët tjerë të KSHZ-së, Sërcev, Sajkovski dhe Stefanova, edhe ato kanë votuar për shkatërrim të votimit, edhe pse numri i votuesve të regjistruar dhe numri i votuesve ka qenë i njëjtë. Ky vendim i KSHZ-së ka ndikuar që të ketë rivotim, dhe të dëmtohet buxheti.

Të gjithë të akuzuarit e “Titanik 2”, përveç Sasho Mijallkovit, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, ndërkaq ish shefi i Policisë Sekrete akuzohet për veprën penale “marrje të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm”.

Nga “bombat” e publikuara të partisë Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), kur ka qenë në opozitë, mund të dëgjohet se si Mijallkov dhe Thaçi merren vesh për votim në lidhje me ankesat e dorëzuara deri te KSHZ-ja. Gjykata e Apelit i ka pranuar dy “bomba” që të jenë pjesë e dëshmive materiale në këtë lëndë.

Biseda e përgjuar që e publikoi LSDM:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button