Pendarovski e ka ftuar Këshillin e Sigurimit, do të diskutohet për ajrin e ndotur

 Në Kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski sot do të mbahet seanca e dytë e Këshillit të Sigurimit.

“Në pjesën e parë të seancës, ku do të diskutohen çështjet aktuale në lidhje me sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës, përveç anëtarëve të këshillit, do të marrin pjesë edhe Viktor Dimovski, drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Erold Musliu, Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës, Zoran Angelovsk, drejtori i Agjencisë Operuese-teknike dhe gjeneralnënkolonel Vasko Gjurçinovski, shefi i Shtatmadhorisë të Armatës të Republikës së Maqedonisë Veriore” kumtuan nga, kabineti i Pendarovskit.

Nga Kabineti i presidentit informojnë se pjesa e dytë e seancës do t’i kushtohet problemit të ndotjes së ajrit. Në debat, përveç anëtarëve të këshillit, do të marrin pjesë tre përfaqësues të Nismave dhe Organizatave të bashkuara qytetare, të cilët në periudhën e fundit u takuan me presidentin Pendarovski për mbrojtjen e mjedisit jetësor, dhe përmes një letre kanë bërë propozime dhe nisma për të kapërcyer ndotjen nga zjarret dhe zjarre në sipërfaqe të hapura, deponitë.

Po ashtu në pjesën e dytë të seancës do të marrin pjesë Naser Nuredini, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli, zëvendësministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Fejzula Spahija, Drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit.

Ndryshe, të premten nxënësit marshuan në Shkup kundër ajrit të ndotur. “Marshi për jetët tona! Stop për 3 500 viktimat nga ajri i ndotur” filloi nga Ministria e mjedis jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Shkup, si një masë paralajmëruese për kërkesën e tyre për realizimin 100 pikave për ajër të pastër deri në fundvit,

“Fronti i gjelbër” deklaruan se qëllimi i marshit është t’i paralajmërojnë përgjegjësit për kërkesat e tyre, duke i vlerësuar si kërkesa për jetë ose vdekje, aq sa nuk duhet të pritet asnjë moment.

“O2 Iniciativa” theksoi se deri më tani vetëm 2 nga 100 kërkesat janë realizuar. Sipas tyre, kanë ngelur edhe 10 ditë deri në afatin e parë që është 31 dhjetori.

Marshi do të vazhdon deri te objekti i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Iniciativat për ajër të pastër janë përkrahur nga gjimnazistët e kryeqytetit, duke u bojkotuar edhe mësimi në shumë shkolla. Për shkak se drejtoresha e gjimnazit “Nikolla Karev” tentoi të ndikon në pjesëmarrjen e nxënësve në iniciativat kundër ajrit të ndotur, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov e shkarkoi drejtoreshën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button