Ramkovski: Gruevizmi është thellë ne institucione

Velija Ramkovski, ish-pronari i shtëpisë mediatike tashëm të mbyllur A1, në panelin e organizuar nga “Civil” foli në rolin e viktimës për jetën e tij në burg, transmeton Portalb.mk.

Gruevski më tha se njerëzit vdesin, ndërsa përmendoret ngelin”, deklaroi Ramkovski, duke theksuar se ‘gruevizmi është thellë në institucione’ Ai ndjehet akoma i frikësuar nga gruevizmi, edhe pse kanë kaluar tre vjetëve.

Ai në panel e përshkruan jetën e vështirë në burgun e Shutkës.

“Vetëm varri është më i keq se burgu. Ditën e para në Shutkë nuk mund të merrja frymë. Isha 27 muaj në Shutkë. ”, theksoi Ramkovski.

Në panel tregoi për raportet e ish-qeverisë së VMRO-DPMNE me televizionin e tij, i cili ishte kritik ndaj pushtetit të atëhershëm.

“I gëzohesha gjykimit sepse vetëm aty mund të shihja bashkëshorten dhe vajzën”, deklaroi Ramkovski, i cili tregoi se 28 muaj nuk ka arritur ta sheh vajzën e tij, as përmes dritares, edhe pse ajo ishte e burgosur në ndërtesën tjetër të burgut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button