Tri gjërat që njerëzit i mësojnë akoma pa lindur

Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit mësojnë gjëra të caktuara akoma pa lindur.

Shihni më poshtë tri gjërat që njerëzit i mësojnë sa janë akoma edhe në barkun e nënës, transmeton Klan Kosova.

Dallimi i shijeve

Profesori Peter Hepper nga Universiteti Queen në Belfas për kohë të gjatë ka hamendësuar  nëse mund ta kuptoni se çfarë ushqimesh pëlqeni, edhe para lindjes.

Ai më pas realizoi një studim ku një grup i grave shtatzënë hanin ushqime me shijën e hudhrës, dhe grupi i të tjerave nuk e konsumonin atë fare.

Rezultati ishte shumë interesant, fëmijët që lindën nga nënat që kanë konsumuar hudhrën, i pëlqenin ushqimet me hudhër, madje edhe në moshën tetë ose nëntë vjeçare.

E njejta ishte edhe me lëngun e karrotës, foshnjet pesë dhe gjashtë muajshe, nënat shtatzëna të të cilëve e kanë konsumuar atë, e kanë pëlqyer më pas atë.

Krejt ky studim erdhi në një përfundim, se fëmijët pëlqejnë dhe dallojnë shijet qysh para lindjes, në barkun e nënës.

Dëgjimi i zërave

Një grup i shkencëtarëve nga Finlanda ka bërë një eksperiment ku dy grupe të grave shtatzëna janë vënë përballë dëgjimit të ninullave, njëri grup i ka dëgjuar ato, dhe grupi tjetër nuk i ka dëgjuar fare.

Rezultati ishte se foshnjet që kanë lindur nga nënat shtatzënë që kanë dëgjuar ninulla kanë reaguar kur më pas i kanë dëgjuar ato, derisa foshnjet e lindura nga nënat që nuk kanë dëgjuar ninulla, kanë qenë indiferent ndaj tyre.

Shkencëtarët erdhën në përfundim se foshnjet i kanë mësuar dhe kuptuar këta zëra, gjatë kohës sa kanë qenë brenda në barkun e nënës.

Reagimi ndaj bisedave

Athena Vouloumanos, një psikologe nga Universiteti i New Yorkut ka krahasuar se regimet e foshnjeve të posalindura ndaj fjalëve të të rriturve dhe e kanë kuptuar se ato reagojnë ndaj bisedave.

Madje sipas saj, foshnjet ndihen më energjike kur dëgjojnë biseda në gjuhën e nënës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button