Tregtarit shqiptar të drogës i gjendet kokainë në aparatin e gazit

Një emigrant shqiptar është arrestuar pasi ju gjet kokainë në sahatin e gazit.

Në pranga ra 60-vjeçari me iniciale G.F., i cili banon në Sanremo. Ai fshehu 40 gram kokainë në një çorape dhe e vendosi pas tubit të gazit, transmeton KlanKosova.

Por u zbulua nga policia dhe u arrestua me akuzën e tregtimit të drogës.

Hetimet filluan pas raportimit të disa banorëve në rrugën XX Settembre se kishte lëvizje të pazakontë të njerëzve në banesë.

Shtetasi shqiptar ishte i njohur për policinë pasi kishte precedentë të mëparshëm penalë.

Ai u vu në ndjekje nga autoritetet italiane të cilët vëzhgonin banesën e tij. Në një moment ata panë 60-vjeçarin duke u afruar tek sahati i gazit dhe merr diçka nga aty.

Menjëherë polica hyri në aksion dhe e ndaluan me çorape në dorë. Brenda çorapes gjendjen 28 qese kokainë.

Pas një kontrolli në banesën e shqiptarit u sekuestruan në  gjetën telefona celularë dhe 500 euro kesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button